Përveç Anglisë, Bullgarisë dhe Republikës së Çekisë, Kosova do të përballet edhe me Malin e Zi në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Ndeshja e radhës për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë pikërisht përballë Malit të Zi në Podgoricë, ndeshja e cila zhvillohet në muajin qershor.
Ndërkaq, ndeshja në kryeqytetin malazez do të zhvillohet pa tifozë për shkak të koreve raciste të tifozëve të Malit të Zi kundrejt futbollistëve të Anglisë në ndeshjen e muajit mars.
Në mes të tjerash, shefi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq ka komentuar edhe çështjen se nëse do të frikësohen futbollistët serb që përfaqësojnë Malin e Zi në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
“Pse duhet të frikësohemi. Do të jetë një ndeshje si të tjerash. Ne poashtu kemi një futbollist kosovar që luan për ne, ai është Fatos Beqiraj”, tha Savicevic për gazetën serbe “Mondo”.
“E kuptoj se mediet duan t’i zmadhojnë këto gjëra, por mendoj se nuk do të ketë probleme”, shtoi i pari i FFM-së.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi në Prishtinë do të zhvillohet më 14 tetor.