Seanca të reja gjyqësore për rastet “Thesari”, “Titanik”, “Treqind” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Thesari”, “Titanik”, “Treqind” dhe “Tarifa”.

Marketing

Në “Thesari” i akuzuar i parë është ish drejtori i DSK Sasho Mijallokov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK dhe trajnim për shfrytëzimin e firmës nga Britania e Madhe.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese. Në seancën e kaluar opinioni ishte përjashtuar për shkak të marrjes në pyetje të dëshmitarit i cili ishte i punësuar në DSK.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe po shfaqen dëshmitë materiale të dorëzuara në PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale. Po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për personat e autorizuar, të dhëna nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente të tjera.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragvevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit të zgjedhjeve dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Në “Treqind” i akuzuar është ish ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të autorizimit zyrtar gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite dënim me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ndërpreu gjykimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu sërish në gjykim.

Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i kishte respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 453.570 eurove.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë gjyqësore edhe për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elekranat e Maqedonisë” i vlefshëm rreth katër milionë euro.

Sipas PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e kanë marrë tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dorëzuar dokumentacion komplet.