Seanca të reja për “Trajektoren” dhe “Tenderë”

Në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Trajektorja” dhe “Tenderë” të Prokurorisë Publike Speciale.

Marketing

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet për mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit me së paku 155 milionë euro.

Në lëndën “Tenderë” e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve ndërtimore në Muze janë bërë në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallja për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançevska-Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar që të vazhdohet me punën e Muzeut, ku janë zbatuar punime ndërtimore pas një marrëveshje të dakorduar paraprakisht për furnizim publik.