Seferi nuk ia del me Tyson Fury, tërhiqet në raundin 4

Boksieri shqiptat, Sefer Seferi nuk ia ka dalë dot përballë Tyson Fury, i cili trumfoi në rikthimin e tij në ring pas më shumë se dy vjetësh.

Marketing

Ish kampioni i peshave të rënda botërore përplasi grushtat me shqiptarin në katër raunde. Duke ngritur lart atmosferën, deri në momentin që Seferi nuk mund të vijonte më tej.

Një stadium i mbushur me Manchester Arena përshëndeti Sefer Seferin dhe Tyson Fury, 31 muaj pasi ky i fundit triumfoi ndaj Wladimir Klitischko.

Pas shqetësimeve me shëndetin mendor dhe abuzimin e substancave, Fury mposhti demonët e tij dhe u rikthye sërish në ring për të dalë nga aty sërish triumfator. /TopChannel

Marketing