Sekretari i OKB-së kërkon të takime të veçanta me Putinin dhe Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po kërkon takime të veçanta me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u ka dërguar letra dy presidentëve duke kërkuar që të mirëpriten në Moskë dhe Kiev, njoftoi sot zëdhënësi i tij Stefan Duzarik.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, OKB-ja është kufizuar, pjesërisht për shkak të një përçarjeje në Këshillin e Sigurimit, anëtarët e përhershëm të të cilit përfshijnë Rusinë.