Sela: Aktiviteti im politik nuk përfundon me dorëheqjen si kryetar

Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë kryetari në largim, Ziadin Sela sot ka realizuar takim me strukturat e partisë në Strugë. Sela ka falënderuar aktivistët për mbështetjen ndërsa ka bërë të ditur se aktiviteti i tij politik do të vazhdojë edhe pas dorëheqjes nga kreu i partisë.

Marketing

“Faleminderit të gjithë aktivistëve dhe përfaqësuesve zyrtarë politik të degës për mbështetjen e parezervë që më keni dhënë si Kryetar i ASH. Por aktiviteti im politik nuk përfundon me dorëheqjen si kryetar, sepse unë nuk do heq dorë nga ideali mbi të cilin e kemi ndërtuar subjektin tonë politik, andaj shfrytëzoj rastin të ju bëj thirrje nga këtu të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të ASH nga Struga deri në Likovë që të qëndrojnë pas ushtruesit të ri të detyrës si kryetar i ASH që do zgjedhet javën e ardhshme. Ndërsa unë, zotohem që do rris fuqishëm aktivitetin tim politik dhe do luftoj me gjithë kapacitetet e mia që ASH të dal si subjekti i parë politik në skenën e politikës në RMV”, tha Sela.

Marketing