Sela dhe Taravari, ditën shqiptarë të mëdhenj, natën rrijnë gatitu para himnit maqedonas

Veprimet politike të ASH-së ngjajnë me urën që ndërtohej ditën dhe rrënohej natën.Kishte një mallkim gjithësesi.

Marketing

Ky subjekt ditën ” ndërton” politika të mëdha për shqiptarët ndërsa natën krerët e tyre që drejtojnë ” kauzën” e madhe shkojnë rrijnë drejt dhe gatitu duke dëgjuar himnin maqedonas për të cilën ” betoheshin” dhe deklaroheshin se nuk i qëndrojnë kurrë poashtu gatitu.

Këto politika me dy standarde kanë krijuar realitetin fallso të opozitarizmit të cilët në luftën e verbër për pushtet duket se nuk zgjedhin mjete.

Dhe këta protagonistë që drejtojnë timonin e opozitës janë vetëm vazhdimësi e liderëve të tyre dikur që të zhytur në humbje serike një gjë të vetme, më kryesore që kërkon demokracia nuk e bëjnë: të lirojnë vendin dhe dorëhiqen.
Pushtetit natyrisht se për ta zgjatur jetën i duhen këta ” kanarina të ëmbla” sepse i kanë të sigurtë gjithmonë, por janë qytetarët ata që e pësojnë sepse nuk ka kush e korigjon pushtetin në gabimet që bën .

ASH në këtë veprim politik kanë hyrë thellë në ujërat e dyshimta në koalicione me ata që as emrat nuk dijnë tua thonë kandidatëve nëpër tubime ” multietnike” .VMRO e kanë hipnotizuar partnerin e tyre shqiptarë aq sa duket se kanë krijuar zëdhënës perfekt që luftojnë në frontin e madh të propagandës për ti pastruar ata nga e kaluara.

Pas 17 tetorit një tjetër këngë e mjelmës do këndohet për opozitën në përgjithësi sepse këto zgjedhje janë tashmë treni i fundit në rrugëtimin politik. Një humbje do të thotë -“game over”.
Koment: TetovaSot