Sela e mba partinë me diktaturë!?

Pas përplasjeve të mëdha që kishte me kandidaturën në Bogovinë, kanë nisur aktivist të ASH-së degës në Bogovinë që liderin e tyre të krahasojnë me Kim Jongun e Koresë së Veriut. Simpatizuesit e Sadik Sulejmanit i cili mori aminin e degës së Bogovinës janë të revoltuar me vendimin e kryesisë së ASH-së që vendosën të rrëzojnë vendimin e degës duke vendosur për Albon Xhemailin që të jetë kandidat i ASH-së për Bogovinën.

Marketing

Sadik Sulejmani është me preardhje nga fshati Pirok, ky fshat mbi 20 vite ka ëndërruar që një herë të ketë kandidat duke e sfiduar Bogovinën, pasi arritën që një herë pas 20 viteve, lideri i ASH-së ua prishi ëndrrën e duke vendosur sërish për Bogovinën.

Vet simpatizuesit e ASH-së nga Piroku janë të revoltuar duke e kërcënuar Selën se në zgjedhjet e 17 Prillit nuk voton lideri, por Piroku andaj pas 17 Tetorit Alboni do të jetë në opozitë.

“Aleanca për Shqiptarët, konkretisht kryetari Ziadin Sela, sot shkeli parimet e demokracisë.
Me vota të shumicës si kandidat për kryetar nga dega Bogovinës u votua Sadik Sulejmani, mirpo kryetari Sela (që dikur e përqeshte Menduh Thaçin) nuk e respektoj vullnetin e shumicës dhe zgjodhi për kandidat Alban Xhemailin.
Të nderuar Pirokas, sot e patëm një thikë pas shpine dhe shpresojmë që ditën e zgjedhjeve këtë parti, dhe këtë kryetar ta çojmë në Histori, dhe kurrë mos i shkoje mendja të tallen me ne.
Albon, ditën e zgjedhjeve ne do të votojmë jo Sela, kështu që përgatitu për në opozitë” thuhet në reagimin e simpatizesve të Sadik Sulejmanit kandidatit që dega e ASH-së vendosi për të qenë kandidat për Bogovinë. Tetovasot