Sela ia dorëzoi formularët zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës

Sot në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në Shkup qëndroi zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statisikës, Zirap Ademi, të cilin e priti drejtori Ylber Sela. Me këtë rast ai ia dorëzoi formularët e përkthyer në gjuhën shqipe dhe të lektururar nga shërbimet e AZGJ-së, formularë këta që u përkasin sferave të ndryshme si: bujqësia, komunikacioni, energjetika, arsimi etj. Këtu veçmas duhet përmendur formularët e sferës së arsimit, të cilët studentët shqiptarë të universiteteve tona tani do t’i kenë edhe në gjuhën shqipe.

Marketing
Marketing