Sela: Nëse nuk miratohet ligji për shtetësinë, jemi gati për bllokadë te re të Kuvendit(Video)

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili këto ditë qëndron në SHBA, është shprehur i bindur se Ligji për Shtetësi do të miratohet nga Kuvendi. Ai ka thënë se përveç deputetit që bllokon ligjin në mënyrë procedurale, ka dyshime se edhe partitë në pushtet bëjnë lojra që duan të shtyjnë këtë ligj pas zgjedhjeve lokale. Por, ai ka paralajmëruar se opozita shqiptare, do ta ktheje përsëri bllokadën e tërësishme të Kuvendit, nëse vazhdojnë lojrat për të zvarritur edhe më tej këtë ligj.

Marketing

“Fati i ligjit, cili do të jetë. Ligji do të kalojë, sepse ne jemi serioz në propozimet që i bëjmë. Propozimet që i bëjmë janë të bazuara në probleme reale me të cilat përballen qytetarët dhe realisht kjo kategori e qytetarëve padrejtësisht në këto 3 dekada ka qenë e diskriminuar dhe e shtypur, sepse kanë qenë aty përpara se Maqedonia të ketë shtetësi dhe duhet të japisen me nënshtetësi. Ne nuk kemi asnjë dilemë. Në momentin që po flasim ligji është bllokuar në komisionin për mbrojtje dhe siguri, e bllokon një deputet i opozitës maqedonse, që është i partisë “E majta”, Apasievi, një njeri i njohur për qëndrimet e tij anti NATO, anti SHBA dhe shumë qrtë flet se cili është qëllimi i tij. Por nga ana tjetër unë e shoh me shqetësim se këtu ka një lojë të parakurdisur nga ana e partnerëve të koalicionit që janë në Qeveri q të pengojnë me çdo kusht që Ligji për Shtetëisi të sillet para zgjedhjeve lokale. Siç duket kalkulojnë me poenat politike të cilat ato do t’i humbnin ose do ti fitojnë duke na akuzuar neve se ja ligji nuk kaloj. Por realisht ne jemi serioz në këtë qëndrim dhe ashtu siç kemi ditur ti përgjigjemi me të njëjtat mjete, çdo lloj bllokade, unë shfrytëzoj rastin që të paralajmëroj të ndalin bllokadën që i bëjnë ligjit, sepse në fund të fundit, Maqedoninë e bën më demokratike, rregullon një problematike që është një lufte e shpallur me Kartën univerzale për të drejtat e njeriut, për të luftuar pashtetësinë, apo fenomenin e Apartejdit”, ka thënë Sela.

https://www.facebook.com/watch/?v=208112884527652

Kryetari i ASH-së, ka thënë se pasojat nga mungesa e Ligjit për Shtetësi tani qytetarët kanë filluar ti paguajnë me jetë.

“Unë besoj që në këtë betejë të drejtë neve do të ngadhnjejmë, ndryshe do të detyrohemi që edhe ne të aktivizojmë mekanizmat e bllokimit të Parlamentit, nuk kemi formë tjetër. Sa i përket numrit të njerëzve që janë pa shtetësi, unë nuk disponoj me shifra të sakta, janë aktorë tjerë politik që në periudha të ndryshme kohore kanë qenë edhe ministra në krye të MPB-së dhe liferojnë shifra nga më të ndryshme. Por, për mua suksesi është i jashtëzakonshëm në qoftë se përmes këtij ligji zgjidhet edhe halli i vetëm një qytetari. Aq më tepër, që jo më larg se disa javë ishte një i ri vetëm 19 vjeçar i cili u gjet rrugëve të Shkupit pa jetë dhe njeri i cili nuk kishte shtetësi dhe vazhdimisht kishte shëtitur dyerve të MPB-së për tu pajisur me shtetësi dhe sot shteti nuk disponon asnjë kartelë shëndetësore të këtij të ndjeri tanimë të ri 19 vjeçar, për shkak se nuk kishte dokumentin e shtetësisë”, është shprehur Ziadin Sela.