Sela: Nuk i besoj verbërisht Alternativës

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus ka folur për situatën aktuale politike.

Marketing

Ndër tjerash, Sela ka folur edhe për partinë Alternativa, me të cilën është në koalicion opozitar, ku ka thënë se nuk i beson kësaj partie verbërisht.

Në pyetjen se çfarë mendon për takimet e Alternativës për të hyrë në qeveri, Sela ka thënë se i beson partisë me të cilën është në koalicion, por sipas tij, ky nuk është besim i verbër.

“Në parim, unë mendoj që aspak nuk është gabim të besosh, gabim është të tradhëtosh besimin, por të jesh edhe vigjilent, natyrisht nuk është besim verbërisht tek partneri që kemi në koalicion” ka thënë Sela.