Sela: PSP të luftojë edhe korrupsionin që ndodh tash

“PO, përkrahje PSP-së, por ajo duhet t’i dëshmoj opinionit se vërtet janë të interesuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin që kanë ndodhur në të kaluarën, por që po ndodhin edhe tani”.

Marketing

Kështu është shprehur kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, lidhur me propozim ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, e propozuar nga Qeveria, në të cilën do të inkorporohet edhe PSP-ja.

Sela bënë të ditur është për një ide të këtillë, mirëpo propozimi i Aleancës ka qenë që bombat të vazhdojnë të përdoren si prova materiale edhe në proceset gjyqësore që do të zhvillohen në të ardhmen, të mos kenë kufizime më data të caktuar. Por, gjithashtu sipas tij duhet të rregullohet me ligj, që kur bombat do të përdoren si prova në lëndë gjyqësore, të njejtat të mund të dëgjohen nga opinioni dhe shoqëria, në mënyrë që ata të dëgjojnë të bëmat e të zgjedhurve të tyre.

Iden e vazhdimit të punës së PSP-së e arsyeton me faktin se siç tha ai ky institucion nuk e ka kryer detyrën për çka është formuar, deri tani ai tha se rezultat i tyre është disa denime ndaj disa përfaqësuesëve politik tashmë të opozitës për keqpërdorime zgjedhore, kur sipas tij dihet se keqpërdorime janë bërë edhe nga kampusi shqiptarë.