Sela shkatërron dhe zhduk të gjithë partnerët e koalicionit

Që nga themelimi i partisë e deri më sot, Ziadin Sela si duket ka qenë një ogur i zi për të gjithë partnerët e koalicionit me të cilët ka vendosur që të bashkëpunojë në të gjitha ciklet zgjedhore.

Marketing

Madje, ato parti të cilat kanë vendosur që të bashkëpunojnë me Ziadin Selën dhe partinë e tij ose kanë pushuar të ekzistuari ose funksionojnë me një këmbë në tokë.

RDK ishte fillimisht bashkë me Unitetin që bashkëpunuan me Aleancën për shqiptarët e tashmë dihet se ato parti nuk ekzistojnë dhe janë shuar ose zhdukur dhe nuk funksionojnë aspak.

Kjo tregon se Ziadin Sela punon pikërisht në zhdukjen e partive të cilat i zënë rrugën funksionimit të tij.

E njejta gjë si duket po i ndodh edhe Alternativës pasiqë në krah të saj përfitoi jashtëzakonisht shumë, në anën tjetër po e zhduk dalë ngadalë sepse në zgjedhjet e fundit lokale kjo parti nuk fitoi asnjë komunë e as nuk ka shancë të fitojë ndonjë të tillë.

Kjo tregon qartë se Ziadin Sela pikërisht është një ogur i zi në skenën politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.tokasot.com