Selami dorëzoi mandatin e Zv/ drejtorit të DAP

Abdulselam Selami sot dorëzoi mandatin e zëv.drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, me çrast mirëpritu kolegun Tahir Bexheti, për të kryer procedurat protokolare të pranim dorëzimit.

Marketing

Me këtë rast,falenderoi drejtoreshën Sanja Llukarevska për bashkëpunimin e sinqertë gjatë këtyre dy viteve dhe uroi që edhe në të ardhmen të vazhdojë me punën e palodhshme në realizimin e planeve dhe qëllimeve që kishim, që DAP të vazhdojë të jetë shembull i një institucioni efikas, bashkëkohor dhe me shërbime profesionale.

Gjithashtu, edhe zëv.drejtorit të ri Selami i uroj një fillim të mbarë dhe shumë suksese në punën e tij.

Si dashamir i këtij institucioni që fillimisht kam filluar karierën time profesionale dhe kam punuar 12 vite dhe më pas edhe 2 vite si zëv.drejtor, mbetem edhe tutje i hapur për bashkëpunim dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmoj dhe të përkrah këtë institucion të rëndësishëm për mua.Një faleminderim i veçantë edhe të gjithë të punësuarve në DAP, duke ju uruar shumë suksese në angazhimin e tyre profesional-shrkuan Selami. Ndryshe AbdulselamSelami tani e tutje do të drejtojë Byronë për Metrologji.

Marketing