Selami:TVSH-JA IME, KURSIMI IM, vazhdon të tërheq interesim të madh tek qytetarët!

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se në 6 mujorin e parë DAP kthen 854.725.872,00 denarë tek qytetarët nga aplikacioni TVSH-ja Ime. Skenoni dhe kërkoni llogaritë tuaja fiskale!

Marketing

TVSH-JA IME, KURSIMI IM, vazhdon të tërheq interesim të madh tek qytetarët!
Sipas të dhënave në sistemin e DAP, në tre mujorshin e parë (janar-mars) gjithsej janë paguar 399.611.015,00 denarë, për 319 729 qytetarë (persona fizik). Ndërsa në tre mujorshin e dytë(prill-qershor) të vitit 2021 janë paguar gjithsej 455.114.857,00 denarë për gjithsej 330 465 qytetarë (persona fizik).

Krahasimi mes dy tremujorshëve, dëshmon faktin se ky aplikim dita ditës po rritet dhe ne si DAP shpresojmë se ky numër do të rritet edhe më shumë dhe se DAP bashkë me qytetarët do të arrijnë fiskalizim të plotë dhe uljes së ekonomisë gri në vend. Njëherit, ftojmë të gjithë qytetarët të vazhdojnë te kërkojne llogaritë e tyre fiskale gjatë blerjes dhe të njëjtat ti skanojnë, sepse në këtë mënyrë kursejnë buxhetin e tyre familjar, por dhe buxhetin e shtetit!