Serial i vlerësuar nga kritika, Poker Face, shfaqet nga 15 shtatori ekskluzivisht në SkyShowtime

I krijuar nga Rian Xhonson, dy herë kandidat për çmimin Academy Award® dhe producentja ekzekutive, ylli Natasha Lion

Marketing

 Sot, SkyShowtime ka deklaruar se dy episodet e para të Poker Face do të shfaqen ekskluzivisht në SkyShowtime më 15 shtator, me episode të reja çdo të premte.

Nga mendja krijuese e Rian Xhonson, Poker Face është një serial me 10 episode, me mistere javore me në qendër Çarli Kejëllin e luajtur nga Natasha Lion, e cila ka aftësinë e jashtëzakonshme për të përcaktuar nëse dikush gënjen. Ajo niset për rrugë me makinën e saj Plymouth Barracuda dhe në çdo ndalesë ndeshet me një trupë të re personazhesh dhe krime të çuditshme që nuk mund të mos i zgjidhë.

Seriali ka marrë vlerësime të shkëlqyera dhe mori shpejt ndër vlerësimet më të larta në Rotten Tomatoes, me një rezultat prej 98% nga kritika.

https://www.skyshowtime.com/pl/its-time-for/poker-face?DCMP=media

Me Natasha Lion si producente ekzekutive e kompanisë Animal Pictures, ka bërë gjithashtu skenarin dhe regjinë e një episodi të serialit. Poker Face sjell një listë të ftuarish specialë me yjet më në zë, ndër të cilët: Edrien Brodi, Ejnxhëll Dezai, Oudri Korsa, Benxhamin Bret, Brendon Majkëll Holl, Çarls Mellton, Çelsi Fraj, Çeri Xhons, Klo Seviji, Klea DjuVal, Kollton Rajan, Daniel MekDonald, Dasha Polanko, Elen Barkin, Hong Çau, Xhasmin, Aijana Garvin, Xhek Allkot, Xhamila Xhamil, Xhozef Gordon-Levit, Xhjudit Lajt, Lesli Silva, Lil Rel Hauëri, Luis Guzman, Megan Suri, Najëll Kaningam, Nikolas Çirillo, Nik Nollt, Rid Bërni, Rea Perlman, Ron Perlman, Rouan Blanshard, S. Epata Merkerson, Shejn Pol MekGi, Simon Helberg, Stefani Hsu, Tim Blllejk Nelson dhe Tim Midous.

Nora dhe Lila Zukerman janë drejtuese të shfaqjes dhe producente ekzekutive. Producentë të tjerë ekzekutivë janë Ram Bergman, Natasha Lion, Nena Rodrigue dhe Iaen B. MekDonalld, së bashku me Maja Rudolf dhe Daniel Renfrju Behrens si bashkë-producentë ekzekutivë. Poker Face është prodhuar nga T-Street, MRC dhe Animal Pictures dhe shpërndahet nga Paramount Global Content Distribution.

Shërbimi SkyShowtime i ofrohet drejtpërdrejt konsumatorit përmes aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, për pajisjet me Android, Android TV, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com.

FUND

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: www.twitter.com/SkyShowtime

Të dhënat e kontaktit

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është në dispozicion në: Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët me Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në faqen e internetit.

Marketing