Serie A miraton protokollin e ri për situatën me pandeminë

Seria A ka miratuar një protokoll të ri për të trajtuar pandeminë.

Marketing

Ndeshjet do të zhvillohen nëse ekipet kanë 13 lojtarë në dispozicion.Është i njëjti protokoll i pranishëm në ndeshjet e UEFA-s, ku duhet të luajnë skuadrat që kanë 13 lojtarë, mes tyre edhe një portier, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubet mund të thërrasin lojtarë nga skuadrat më të reja, me kusht që të kenë lindur përpara datës 31 dhjetor 2003 dhe të kenë rezultuar negativ të paktën 24 orë para ndeshjes.

Nëse ata kanë 13 lojtarë ose më shumë në dispozicion dhe nuk pranojnë të luajnë, atëherë humbin automatikisht 3-0 në tavolinë.