Sërish protesta në Paris

Jelekverdhët janë rikthyer në rrugët e Parisit e në afërsi të harkut të triumfit, ku sulmoi dhe disa dyqane, turma është përplasur me policinë.

Marketing

Forcat e rendit përdoren pompat e ujit kundër demonstruesve të egërsuar. Kjo është java e 18-të me radhë që qytetarët franceze e tregojnë në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre thellë me presidentin, Emmanuel Macron.

Dhuna shpërtheu kur tubuesit e grumbulluar në afërsi të pallatit presidencial, lëshuan bomba tymuese drejt policisë e nisën të sulmojnë makinat e saj. deri ne mesdite, ishin vene ne pranga 44 persona. Jelekët e verdhë vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemëratën ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.

Edhe pse aksioni i tyre e detyroi shefin e Elizesë të ndërmerrte disa masa kundër varfërisë, pakënaqësia nuk është fashitur ende. Numri i tubuesve megjithatë është më i reduktuar se në kohen kur protestat nisën për herë të parë; javën e kaluar 28,000 vetë demonstruan në mbarë Francën, një shifër kjo 10 herë më e vogël sesa pjesëmarrja në tubimin masiv të 17 nëntorit.

Marketing