Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,99 % në raport me vendimin e datës 15.9.2023.

Marketing

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,225 %, te nafta për 1,906 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,619 % dhe te mazuti për 1,445% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,042%.

Nga data 19.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 90,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 87,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,268 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes mepakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,964 den/kg dhe do të jetë 48,268 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.9.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.