Sevilja, Milani e Barça në garë për talentin turk

Prej disa ditësh tashmë, “kuqezinjtë” e Milanit janë vënë pas “diamantit” të futbollit turk, Arda Guler, me “fantazistin” 18-vjeçar të Fenerbahçe, që konsiderohet që një prej lojtarëve më premtues në Evropë.

Marketing

Mirëpo, “gara” për Guler nuk duket të jetë kaq e thjeshtë, pasi sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja “Sky Sport”, për 18-vjeçarin tashmë janë vënë në “lëvizje” dhe “katalanasit” e Barcelona.

Sipas raportimeve, këshilluesi i merkatos, Deko ka fluturuar drejt Turqisë për të bindur klubin dhe lojtarin që të zgjedhin opsionin “blaugrana”. Ndërkaq, në garë me Milan për kartonin e Guler, nuk është vetëm Barcelona, por edhe “andaluzianët” e Sevilja-s.

Marketing