Laporta: S’kemi para për Kimih, Brozoviç dhe Zubimendin

Presidenti i Barcelonës, Laporta ka treguar pse dështoi transferimi i Marselo Brozoviç, i cili tashmë sigurt po shkon drejt Arabisë Saudite.

Marketing

Në një intervistë për “Onze TV”, Laporta tha se gjendja financiare e klubit katalunas nuk është aq e mirë sa për të shpresuar blerje.

“Brozovic, Zubimendi dhe Kimmih janë shumë të shtrenjtë. Këto marrëveshje nuk mund të ndodhin për shkak të financave”, u përgjigj Laporta.

Kujtojmë që Barcelona ka zyrtarizuar para disa dite mesfushorin e Kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gundogan.

Marketing