Polici që vrau 17-vjeçarin në Francë kërkon falje, kolegët e tij arrestojnë 421 protestues

Polici francez që qëlloi për vdekje të miturin 17-vjeç, Nahelin, i ka kërkuar falje familjes së tij teksa ishte në paraburgim.

Marketing

Avokati i tij, Laurent-Franck Lienard, tha se polici ishte “i shkatërruar” dhe se ai nuk ngrihet në mëngjes për të vrarë njerëz.

“Fjalët e para që shqiptoi ishin kërkim-falja dhe fjalët e fundit që tha ishin për t’i kërkuar falje familjes”, shkruan BBC.

Ndërsa, në të gjithë Francën kanë vazhduar protestat e shumta ku deri më të tani janë arrestuar 421 persona.

Shumica e të arrestuarve janë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, ndërsa në disa raste protestuesit kanë hyrë me makina në dyqane, barnatore e vende të tjera.

Marketing