Më 1 shtator 1916 Kongresi amerikan miratoi ligjin e parë federal për mbrojtjen e fëmijëve në vendin e punës.
Ligji ishte rezultat i fushatës njëshekullore të reformatorëve për të mos lejuar teprime në punën e fëmijëve. Deri në atë kohë fëmijë nën moshën 16 vjeçare, punonin në industrinë tekstile, në miniera dhe fabrika me orë të zgjatura dhe me paga të ulta.
Më 1918 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ndryshoi ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në marrëdhënie pune, duke thënë që Kongresi i kishte kapërcyer kompetencat e tij kushtetuese. Kongresi u përpoq edhe dy herë të tjera para viteve 1930 për të mos lejuar shfrytëzimin e punës së fëmijëve, por pa sukses.
Më 1938 Kongresi miratoi Ligjin mbi Standardet e Drejta në Punë. Ky ligj përcaktonte për gjithë vendin nivelin e pagës më të ulët dhe numrin më të madh të orëve për një ditë pune, duke zgjidhur kështu problemet kushtetuese që kishin penguar zbatimin me forcë të ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve në marrëdhënie pune.