Shahini: Kontrolluam 200 shkolla, kopshte e çerdhe. Nesër vendoset për rifillimin e mësimit

Mësimi në të gjitha shkollat në Shqipëri është pezulluar, kjo prej lëkundjeve të fuqishme të tërmetit me magnitudë 6.4, që preku vendin tonë.

Marketing

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë për Report Tv u shpreh se deri më tani janë inspektuar 200 shkolla, publike e private, për të verifikuar sigurinë e tyre. Përsa i përket rifillimit të mësimit dhe listën e shkollave të dëmtuara, ministrja lajmëroi se do të ketë një njoftim zyrtar nesër. Ndërsa theksoi se do të hapen vetëm ato shkolla që janë 100% të sigurta.

“Të gjitha zyrat tona vendore që i kemi në terren i kërkuam që të komunikojnë me drejtorët e shkollave, të dalin menjëherë në shkollat respektive dhe të shohin me sy nëse ka patur dëmtime si nga ato më të rëndat dhe ato më të lehta si plasaritjet e ndryshme. Shkollat që drejtorët thanë që nuk ka asnjë dëmtim, asnjë lëvizje, plasaritje, i hoqëm anash dhe lamë vetëm listën e shkollave që duhen verifikuar. Natyrisht dëmet më të mëdha janë në Durrës, në zonën e Durrësit, dhe në zonën e Krujës, por ka aty këtu dëmtime edhe në disa shkolla të tjera. Në momentin që e kemi të finalizuar analizën, do të dalim edhe më një njoftim publik, do të bëjë ose konferencë për shtyp ose do të bëj një postim që do shpërndahet nëpër media që ti informojmë të gjithë, sonte më vonë ose më së largu nesër në mëngjes, se kur do të fillojë mësimi dhe se nëse do të jetë i plotë apo i pjesshëm”.

Marketing