Shahpaska: Të paraqiten të gjitha rastet e dhunës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska inkurajon hapin e vajzave që ngritën zërin pasiqë ishin viktima të grupit “Dhoma Publike” në Telegram. Ajo tha se sipas zgjidhjes së re ligjore secili dëshmitarë i dhunës është I obliguar që ta paraqesë atë, ndërsa institucionet duhet të veprojnë menjëherë. Shahpanska tha se Ligji ër parandalimin dha mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, ka për qëllim pikërisht tejkalimin e stereotipeve, paragjykimeve dhe ndarjen e pabarabartë të forcës mes burrit dhe gruas.

Marketing

JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Shkalla e parë janë Qendrat për Punë Sociale ose Policia, të cilat janë të detyruara të veprojnë, dhe gjykata, brenda 24 orëve, merr një vendim në përputhje me raportin e themeluar të policisë. Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, të flasë hapur për dhunën, për të parandaluar atë, dhe nëse ndodh e njëjta, për të marrë masa, si urgjente dhe për të mbështetur dhe mbrojtur viktimën”

Ndërsa Ana, vajza e cila foli hapur për grupin “Javna Soba” ku pikërisht fotografia e saj dhe numri i telefonit ishin ndarë në telegram, paralajmëroi se do të merr pjesë në marshin që sektori joqeveritar e ka paralajmëruar për më 3 shkurt.

ANA, VIKTIMË E “DHOMA PUBLIKE”

“Jam ftuar që të marr pjesë dhe normalisht do të marr pjesë. Dua që askush më të mos vazhdojë me këto punë, të mos I dëmtojë njerëzit e tjerë dhe të arrijmë të jetojmë në një shoqëri të shëndetshme. Këto situata vetëm na kthejnë prapa.”

Këto komente u bënë në Kanalin 77, ndërsa sa I përket dhunës në përgjithësi, Ministrja e Punës dhe politikës sociale, tha se për periudhën janar- shtatorë të vitit të kaluar ka pasur 1.168 akte dhune, në 816 oreh të cilave, institucionet veprojnë ose morën masat e duhura.