Shaqiri: Bashkëpunojmë me Postën e RMV-së për projektin “Një pikë për shërbime”

Sot, në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, u zhvillia takim pune mes Ministrit Jeton Shaqiri dhe Drejtorit të Postës së Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli.

Marketing

“Ne kemi për qëllim që të rrisim dhe të thellojmë bashëpunimin mes këtyre dy institucioneve”, tha Shaqiri gjatë takimit.

Gjatë takimit u diskutua për prjoektin e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës “Një pikë për shërbime” dhe për mënyrat se si mund të implementohet ky projekt dhe ndryshimet e mundshme në të ardhmen duke marrë shkas nga propozimet e parashtruara përgjatë takimit të sotëm.

“Do të përgatisim informacionin dhe do ta dorëzojmë atë në seancën e ardhshme Qeveritare. Pas kalimit të këtij informacioni në seancë Qeveritare, do të intensifikojmë takimet tona për të konkretizuar propozimet e parashtruara sot”, tha Shaqiri.

Gjatë takimit të sotëm u fol për barazvleresimin e dokumentave të shkëmbyer në formë elektronike me dokumentat e shkëmbyer në formë klasike, për arsyen të shkurtimit të kohës së komunikimit. Për realizimin e këtij qëllimi, Posta e Maqedonisë së Veriut do të ofroj shërbime të besueshme elektronike për të gjitha institucionet në vend.