SHBA paralajmëron qytetarët e saj të mos udhëtojnë në 80 për qind të vendeve në botë

Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të publikojnë paralajmërimin e nivelit 4 për udhëtimin i cili nënkupton që qytetarët “mos të udhëtojnë” në 80 për qind të vendeve në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti thuhet se pandemia e COVID-19 përbën “rreziqe të pashembullta” për personat që udhëtojnë. “Në drejtim të këtyre rreziqeve, Departamenti Amerikan i Shtetit u rekomandon fuqimisht shtetasve të SHBA-së që të rishikojnë udhëtimet e tyre jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Departamenti duke filluar nga kjo javë do të përditësojë paralajmërimet për udhëtimet drejt vendeve. “Si rezultat i këtyre përditësimeve, do të jepet paralajmërimi i nivelit 4: Mos udhëtoni në shumë vende i cili përkon me 80 për qind të vendeve në botë”, thuhet më tej në deklaratë.

Marketing

Aktualisht në mesin e vendeve për të cilat SHBA-ja ka dhënë paralajmërimin e nivelit 4 për udhëtim janë vende të tilla si Çadi, Kosova, Kenia, Brazili, Argjentina dhe Haiti.

Gjithashtu SHBA-ja ka ndaluar hyrjen në vend për personat që nuk janë shtetas amerikanë dhe që vijnë nga vendet e zonës Shengen, Britania e Madhe, Kina, Brazili, Irani dhe Afrika e Jugut.



. .