Një sulm me armë zjarri la të vdekur një person dhe 20 të tjerë të lënduar në një festival të artit në Nju Xhersi, të dielën.
Katër nga të lënduarit, duke përfshirë një djalë 13 vjecar, janë në gjendje të rëndë. Të dyshuarit hapën zjarrë në 2:45 të mëngjesit gjatë Festivalit të Artit që zgjatë tërë natën, duke shfaqur ushqim, art dhe muzikë locale.
Një nga të dyshuarit, 33 vjecar, u vra. I dyshuari tjetër është në mbajtje. Autoritetet deklaruan se të paktën 1,000 persona ishin prezent gjatë sulmit.