Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Naqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ, Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas vizitës historike të kancelares Angela Merkel më 8 shtator të këtij viti. Vizita, shtojnë nga MPJ, paraqet konfirmim shtesë të aktiviteteve dhe mbështetjes së parezervë nga RF e Gjermanisë në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike.