Hoxhë Shefqet Krasniqi së fundi ka folur për botën e artit dhe muzikës në një emision televiziv.
Ai ndër të tjera ka komentuar edhe disa nga projektet muzikore të këngëtarëve të estradës.
Krasniqi ka përmendur këngëtarin Ramadan Krasniqi-Dani dhe Medën teksa shtoi se këngët e tyre prodhojnë anti-vlera.
“Jo s’ja di as Danit këngët, e kam jaran e kam vëlla të mirë, Medën e plot të tjerë. Qëndrimi jem, karshi një fenomeni, një shtrese njerëzish është qëndrim, por kjo nuk më pengon me pasë raporte me ta”, tha Krasniqi.
Tutje shtoi se këto këngë ku zhveshën gratë e vajzat e huaja nuk paraqesin asnjë vlere.
“Ne duhet t’i pranojmë njerëzit me ato të meta që i kanë. Nuk është vlerë me shku me i zhvesh gratë e huja e vajzat e huja. Antivlera. Nëse më thu për muzikën popullore, as atë se ngoj, po kam tjetër qëndrim, ku këndohet për luftë për burra. Muzika sot është me u desh me e tregu trupin tënd qysh e ki, kjo është vlerë a?”, përfundoi ai.
Ndryshe, Hoxha Shefqet Krasniqi diskutoi edhe për rregullat e agjëruesit në muajin Ramazan që do filloi me 13 prill.