Shënohen pesë gola në ndeshjen e parë në Botëror

Rusia ka arkëtuar pikët e para në Grupin A, duke e deklasuar 5-0 Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit.

Marketing

Golat më të bukur u shënuan në fund të ndeshjes, në minutat 91’ dhe 93’ nga Denis Cheryshev që shënoi edhe në minutën e 43’ si dhe Aleksandr Golovin dhe deri nesër ata mbesin si më të mirët.

Rusia tani është lider i Grupit A me 3 pikë, ndërsa nesër nga ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait.