Edhe pse përgjatë këtyre javëve ishte deklaruar qartë dhe prerë që koronavirusi nuk infekton e nuk prek qentë, orët e fundit nga Hong Kongu vijnë të tjera informacione, që mund të rezultojnë tronditëse dhe aspak pozitive për botën.
Një qen, në pronësi të një pacienti që ka rezultuar pozitiv me koronaviurus në Hong Kong, është vendosur në karantinë, pasi edhe ai ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19.
Autoritetet thanë se do të vijojnë të kryejnë teste mbi qenin që ka rezultuar i infektuar ndërsa prej tij janë marrë tashmë edhe kampionë të sekrecioneve. Ndryshe nga njerëzit, qeni nuk ka shfaqur asnjë simptomë se mund të jetë prekur nga virusi.