Shërbimet komunale kërkojnë ndihmë shtetërore, paralajmërojnë rritje të çmimit të shërbimeve

Ndërmarrjet komunale të vendit kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria pasi faturat e energjisë elektrike u janë pesëfishuar.

Marketing

Ata thonë se nuk kanë para për të paguar faturat, bilancet e tyre janë në kufijtë e qëndrueshmërisë dhe në një situatë të tillë nëse nuk u ofrohet ndihmë shtetërore, atëherë zgjidhja e vetme është rritja e çmimit të shërbimeve.

“Nuk është ky qëllimi ynë sepse barra do të bie mbi qytetarët. Çmimi i energjisë elektrike është pesëfishuar, karburanti është dyfishuar. Kërkojmë nga Qeveria të mbulojë diferencën për të shmangur falimentimin apo ndërprerjen e shërbimit. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për çështje thelbësore si uji i pijshëm dhe grumbullimi i plehrave. Ne nuk duam të futemi në situatën e një goditje tjetër të çmimeve, që do të thotë fatura më të larta për qytetarët, gjë që do të detyrohemi ta bëjmë nëse nuk ka përgjigje nga Qeveria” – tha Kryetari i Shoqatës të Shërbimeve Komunale (ADKOM), Pece Milevski.

Ai tha se deri më tani nuk kanë pasur takim të drejtpërdrejtë me Qeverinë, por për këtë tashmë kanë dorëzuar kërkesa në Qeveri dhe në BNJVL dhe theksoi se presin takim me përfaqësuesit e qeverisë në të cilin do të diskutohet për problemet me të cilat përballen.

Edhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Zllatko Perinski thotë se me kontratën e re për rrymë, nga shtatori fatura mujore do të jetë gjysmë milioni euro, që është pesë herë më e lartë dhe do të rëndojë funksionimin normal të kompanisë.