Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për pasdite në pjesët veriore dhe lindore të shtetit paralajmëron paraqitje të rrallë të shiut lokal dhe bubullimave me kushte për paraqitje të breshërit.
Në fushëgropën e Shkupit pasdite pritet shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Deri të premten moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa tashmë për uikend pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht të mundshme janë procese më intensive veçanërisht të shtunën. Temperaturat do të jenë në rënie.