Shilegov: Kompanitë çeke tregojnë interes të investojnë në Shkup

Një numër i madh i kompanive çeke tregojnë interes të investojnë në Shkup. Kjo është një pikënisje dhe mundësi e mirë për ndërtimin e partneritetit të ri strategjik në pjesën e vendimeve për transport dhe infrastrukturë transportuese, menaxhim me mbeturinat, menaxhim me resurset e ujërave, teknologjitë mbrojtëse ekologjike dhe të ngjashme.

Marketing

Këtë sot e theksoi kryetari i Shkupit Petre Shilegov në forumin e biznesit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë.

“Mbrojtja e mjedisit të jetesës për Republikën e Maqedonisë së veriut, ndërsa veçanërisht për Qytetin e Shkupit, paraqet një fushë të madhe ku ekzistojnë shumë mundësi të hapura për bashkëpunim. Më gëzon fakti se një numër i madh i kompanive çeke tregojnë interes të investojnë në Shkup, Kjo është një pikënisje dhe mundësi e mirë për ndërtimin e partneriteteve të reja strategjike në pjesën e zgjidhjen për transportin dhe infrastrukturën transportuese, menaxhimit me mbeturinat, menaxhimin me resurset e ujërave, teknologjitë mbrojtëse ekologjike dhe të ngjashme”, tha Shilegov. Shtoi se ai dhe administrata e qytetit janë në dispozicion për të gjitha kompanitë e interesuara.

Sipas tij, në pjesën punuese në këtë forum do të hapen mundësi të reja për të gjithë.

Marketing