Në shtator do të ketë kushte më të mira për nxënësit e shkollave të mësme të kryeqendrës, pasi pushteti lokal ka marr masa që 13 shkolla të kenë fasada efikase për energji, në përputhje me standardet moderne për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohje.
Kështu ka deklaruar kryetari I Shkupit Petre Shilegov sipas të cilit, rikonstruimi i fasadave është në zhvillim e sipër dhe është duke u zhvilluar në kuadër të Programit të efikasitetit energjetik të objekteve urbane dhe Planit 2018-2020 të përgatitura nga Qytetin i Shkupit në fillim të vitit.
Shilegov, sqaroi se në shkolla është duke u punuar në rregullimin e fasadave, rindërtimin e dyshemeve dhe dyerve të klasave, përshtatja e tualeteve për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike dhe intervenime tjera.
“Shuma e fondeve totale për këtë qëllim arrin pothuajse 60 milion denarë për 19 shkollat që do të marrin fasada efikase për energji, riparim të kulmit, zdrukthtari në natyrë, dysheme, energji elektrike dhe ngrohje. Një pjesë e shkollave kanë filluar me përshtatjen e tualeteve për njerëzit me nevoja të veçanta. Ne kemi siguruar këto fonde me konvertimin e fondeve nga projekti i kriminelëve për renovimin e qytetit tonë “Shkup 2014″”, theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Njëherit Shilegov bëri të ditur se po punohet për gjetjen e zgjidhjes rreth problemit me qentë endacak. Ai tha se po punohet për gjetjen e zgjidhjes sistemore dhe në një periudhë afatmesme qyteti i Shkupit nuk do ta ketë problemin me qentë endacak, të cilët në disa raste kanë sulmuar qytetarët