Shkarkohet drejtori i burgut të Strugës

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Strugës, Armend Shaqiri. Në vendimin e Qeverisë thuhet se shkarkimi nga detyra është bërë me kërkesë të vetë Shaqrit të deponuar para dy javësh. Por në kërkesën e tij nuk jepen arsyet për lirimin e tij nga detyra. Ndryshe drejtori i shkarkuar. Ndryshe ALSAT nga burime jozyrtare informoi se drejtori i burgut të Strugës, Armend Shaqiri, dhe një inspektor policie, janë të dyshuar se kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke i lënë në liri trafikantë të drogës dhe jo vetëm kaq, por madje i kanë informuar ata edhe për planet e policisë. Nëse ka pasur dekonspirim apo jo, mbetet të shihet nga hetimet shtesë.

Marketing

Operacioni, sipas burimeve të ALSAT, ka pasur në fokus, shpërndarës të lëndëve narkotike dhe grupet e tyre, që sipas informatave të para, janë ndjekur edhe me masa hetimore të ndjekjes dhe përgjimit, përfshirë edhe drejtorin e burgut. Mbetet e paqartë nëse drejtori i shkarkuar do të përgjigjet për hetimet e zhvilluara ndaj tij për veprimtari të paligjshme. Nga BDI nuk dëshirojnë që të prononcohen për rastin në fjalë.

Marketing