Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Komunës së Preshevës. Më 20 vota pro nga 38 këshilltarë sa ka gjithsej kuvendi komunal i Preshevës, u shkarkua Sinani.
Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i Sinanit.
Ajo dje kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi sot do të zhvillonte një takim me kryeministri Albin Kurti, në Prishtinë.
Kurti nga ky takim me përfaqësues të tjerë politik të Luginës tha se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës.
Sinani u shkarkua nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të kësaj Komune.
Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.
Partnerët e koalicionit nga radhët e “Lëvizjes për Reforma” që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani kanë iniciuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.