Shkeljet ligjore gjatë pandemisë, BFI demanton Bashkim Selmanin

Bashkësia Fetare Islame në RMV, për hir të së vërtetës, publikisht demanton deklaratën e Prof. Bashkim Selmanit, Udhëheqës i grupit hulumtues lidhur me shkeljet ligjore gjatë pandemisë, dhënë në TV Uskana, më 23 Qershor të këtij viti. Në këtë deklaratë ai, mes tjerash akuzon BFI-në për pagesa të dyfishta duke mos përmendur asnjë fakt.
Nisur nga kjo informojmë Profesorin e nderuar se:
1. BFI e RMV ka ndërmarrjen e vet të quajtur ER-RAHATU, e cila menaxhon me transportimin e të vdekurëve. Kësaj ndërmarrjeje nuk i është dhënë tenderi që të merret me personat, që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Lidhur me këtë, tenderi përkatës i është ndarë Sh.A. “BUTEL” – Shkup.
2. Me datë 30.06.2020, BFI – Muftinia e Shkupit kërkon nga Sh. A. “BUTEL” që për personat me përkatësi islame të vdekur si pasojë e koronavirusit, të caktohet një nëpunës fetar për t`i pastruar kufomat e këtilla. Për fat të keq, më 08. 07. 2020, nga Sh. A. “BUTELI” refuzohet kërkesa jonë duke u bazuar në protokolin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë të RMV.
3. Ritualet për të vdekurin nga ndonjë sëmundje infektive, që rrezikon jetën e të tjerëve, dallojnë me ritualet që u bëhen të vdekurëve tjerë.
Në fund, meqë ky “hulumtim” pretendon të jetë shkencor, atëherë kërkojmë nga Profesori në fjalë që të jep argumente për pagesat e dyfishta nga BFI-ja, ashtu siç e thekson ai vetë, ose publikisht të njëjtën ta demantojë. Në të kundërtën BFI, të drejtën e vet do ta kërkojë përmes rrugës ligjore.

Marketing
Marketing