VMRO–DPMNE: Taksa për ndotësit e ambientit e papërshtatshme

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka krituar ashpër qeverisjen e LSDM-së dhe konceptin e tyre për vendosjen e taksës për ndotësit e ambientit, e ku sipas kësaj partia kjo nuk duhet të realizohet përmes rritjes së cmimit të karburantëve. Sipas Trajko Sllavevskit nga VMRO-DPMNE-ja futja e një detyre shtesë të karburantit, përmes rritjes së çmimeve, do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit, ndërsa çmimet e rritura do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të rrisin koston e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Marketing

“Masa do të ketë një efekt kryesisht fiskal në rritjen e të ardhurave të buxhetit. Nuk ka asnjë lidhje me ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, por është vetëm një emër tjetër për TATIMIN E KRIZS, ndërsa dihet se taksat e krizës si rregull, futen pas përfundimit të një situate të caktuar krize, dhe jo në mes të vetë krizës. Ky hap i rritjes së detyrimeve për naftën dhe benzinën do të ketë efektin të kundërt, dmth do të shkaktojë një rritje të çmimeve, sepse nafta është një input në çdo produkt dhe shërbim. Kjo është me të vërtetë një masë e papërshtatshme dhe e dëmshme.”, tha Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.

Marketing