Nga e hëna- dokumente me emrin e ri të shtetit

Prej të hënës, qytetarët do të mund të pajisen me të gjitha dokumentet personale dhe të udhëtimit me emrin e ri të shtetit. Kështu deklaroi ministry I brendshëm, Oliver Spasovski, I cili hodhi poshtë informacionet se ka pasur ngecje në çështjen e pajisjes me dokumente personale apo të udhëtimit. Ai pranoi se ka problem me mungesën e pasaportave diplomatike, por tha se kjo gjë nuk është problem që I tangon qytetarët.

Marketing

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Ne në fillim të kësaj jave thamë se do të kemi megrim të informacioneve në systemin e ri plotësues, I cili filloi dje në orën 21:00, sot , nesër, deri të hënën kalojnë të dhënat, prej të hënës fillojmë përsëri me përgatitjen e dhënies së të gjitha dokumeteve, të cilat do të jenë në pajtueshmëri edhe me kushtetutën në pjesën e emrit kushtetues dhe me të dhënat tjera ligjore.”

Në pjesën e tabelave të regjistrimit, Spasovski konfirmoi se kishte një problem të caktuar dhe ngecje lidhur me prokurimin publik që është zbatuar, dhe pas vërejtjeve nga ana e Byrosë për prokurime publike është siguruar konkurrenca. Problemi me nënshkrimin e marrëveshjes, sipas tij është tejkaluar, dhe të hënën kanë arritur 14 mijë tabela në depotë e MPB-së.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Problemi është tejkuar, të hënën kanë arritur 14 mijë tabela në depon e ministrisë së punëve të brendshme, tani kemi edhe për mopedë, për traktorë, për të gjitha nevojat që i kemi. Deri nesër arrijnë 30 mijë, dhe javën e ardhshme arrijnë edhe 30 mijë dhe shkojmë në kontinuitet. Po kishte problem të caktuar, ngecje të caktuar, por këto janë mundësitë ligjore që mund t’I zbatojmë. ”

Për këto çështje Spasovski I’u përgjigj opozitës, në seancën për pyetje të deputetëve.

Marketing