Takim Hasani-Arsovska, në fokus aktivitetet për eliminimin e “ekonomisë se zezë”

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, Zv/Drejtori në Doganat e Maqedonisë së Veriut Muharrem Hasani sot realizoi takim pune me kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike, znj. Daniella Arsovska, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Temë e takimit, mes tjerash ishte lehtësimi i procedurave për qarkullim të shpejtë të mallrave, trajnime të shumta bashkë me biznesin privat, si dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për eliminimin e “ekonomisë se zezë”.

‘Si Drejtori e Doganave, siguruam znj. Arsovska se kapacitetet doganore do të jenë gjithmonë në shërbim të nevojave të biznesit, si partnerë të përhershëm për zhvillimin e kompanive private, njëkohësisht edhe të ekonomisë së vendit-thotë Hasani.

Marketing