Shkëmbim “kokë më kokë”, ja i sakrifikuari i Romës për të marrë Ramsey

CARDIFF, WALES - SEPTEMBER 02: Joe Ralls of Cardiff City and Aaron Ramsey of Arsenal during the Premier League match between Cardiff City and Arsenal FC at Cardiff City Stadium on September 2, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

E ardhmja e mesfushorit Aaron Ramsey është gjithnjë e më shumë larg Arsenalit dhe 27-vjeçari pritet që në janar të lërë Londrën për të shkuar në një tjetër kryeqytet, atë të Italisë, në Romë. Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, skuadrat e Arsenal dhe ajo e Romës janë në bisedime për të realizuar një shkëmbim lojtarësh, që do të përfshijë mesfushorin britanik dhe sulmuesin çek të ekipit verdhekuq, Patrik Schick.

Marketing

22-vjeçari Schick, i ardhur një vit më parë te Roma nga Sampdoria me shumë bujë, nuk ka shkëlqyer asnjëherë me ekipin e ri, duke kaluar më shumë kohë në stol. Ndaj Roma është gati të heqë dorë nga ai për të marrë Aaron Ramsey, që e konsideron si një përforcim me vlera në mesfushë. Kontrata e britanikut me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit, ndaj dhe Arsenal po shpejton që të kryejë këtë shkëmbim lojtarësh që në janar, që të mos e humbë lojtarin gratis.

Marketing