Shkëmbimi Dybala-Icardi, mediat italiane zbulojnë tratativat

Marrëveshja e shkëmbimit, Dybala-Icardi midis Juventusit dhe Interit është një mundësi reale në merkaton e kësaj vere.

Marketing

Pavarësisht mohimeve nga të dy palët, drejtorët sportiv, Paratici dhe Marotta mund të vendosnin ta zbatojnë idenë në praktikë vetëm pak orë para fundit të merkatos.

Gjithsesi, sipas “Sky Sport”, problemi do të jetë gjetja e një pike takimi mes dy klubeve në lidhje me vlerësimin e të dy lojtarëve. Inter ka vendosur një çmim prej 80 milion eurosh për ish-kapitenin, një shifër e ngjashme për të cilën Dybala mund të kishte shkuar te Manchester United, raporton oranews.

Nuk përjashtohet se të dy futbollistët të qëndrojnë për të paktën edhe një sezon në klubet respektive, edhe pse për ta do të ishte një rast negativ për të treguar cilësitë që zotërojnë.