Shkencëtarët: Korriku muaji më i nxehtë në 120 mijë vitet e fundit

 

Mes valëve të të nxehtit, korriku është “praktikisht i sigurt” se do të jetë muaji më i ngrohtë i regjistruar në botë, thonë shkencëtarët.

Marketing

Shkencëtarët e kanë cilësuar korrikun si muajin më të ngrohtë të regjistruar në botë, duke thyer rekordin e vitit 2019.

Disa ekspertë besojnë se korriku mund të jetë muaji më i ngrohtë në 120 mijë vitet e fundit. Shkencëtarët pajtohen se nxehtësia shtesë lidhet kryesisht me përdorimin e karburanteve fosile.

“Moti ekstrem që ka prekur miliona njerëz në korrik është për fat të keq realiteti i ashpër i ndryshimit të klimës dhe një shije paraprake e së ardhmes”, thotë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Petteri Taalas.

Dita më e ngrohtë në botë ndodhi më 6 korrik, dhe 23 ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë ishin të gjitha këtë muaj, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.