Shkencëtarët zbulojnë diçka të pazakontë nën akullnajë

Shkencëtarët kanë zbuluar një burim të nxehtësisë vullkanike nën akullnajën më të madhe në Antarktidë.

Marketing

Në një studim të kryer nga Instituti i Shkencave të Oqeanit të Universitetit Rhode Island, theksohet se një burim aktiv i nxehtësisë vullkanike është zbuluar nën akullnajën Pine Island.

Brice Loose, nga Instituti i Shkencave të Oqeanit duke vënë në dukje se ata kanë marrë një sërë mostrash nga akullnaja Pine Island dhe oqeani gjatë udhëtimit eksplorues në Antarktidë në vitin 2014, tha se janë përpjekur për të gjetur burimin e shkrirjes në akullnajë.

Si rezultat i kërkimeve, Loose vuri në dukje se në mostrat që morën ata filluan të shihnin përqendrime të larta të gazit inert helium -3, gjë e cila kjo ishte një gjetje vullkanike.

Gjithashtu Loose theksoi se në zona të tilla nuk është e mundur që të shihen ngrohtësi dhe tymrat që vullkanet kanë, sepse të çarat vullkanike ndodhen në distanca me kilometra nën akull.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

Marketing