Shkodrane Dardhishta krenare me fëmijët e saj kampion

Ish luftëtarja e UÇK-së, Shkodrane Dardhishta, po krenohet me fëmijët e saj pasi ata kohën e fundit janë duke korr shumë suksese në sportin e karatesë.

Marketing

Para 3 muajve Janina Dardhishta u shpall kampione e Maqedonisë, ndërkohë që doli fituese edhe e shumë turneve ndërkombëtare, kurse të njëjtin sukses po e përcjell edhe djali i saj, Jon Dardhishta i cili sot arriti të ngjitet në piedestalin më të lartë të turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Tetovë. Shkodranja e cila edhe vet dikur ishte karateiste e suksesshme nuk ka fshehur emocionet e saj duke i shprehur të njëjtat në faqen sociale.

“Allah, falënderimet të takojnë vetëm ty, që po ma shpërblen mundin me suksese te fëmijët, i rrita vet, e u mundova e sakrifikova shumë për ta, por sot frutat e durimit, sukseset dhe medaljet e arta janë më të ëmbla se mjalta e krejt botës. Ditët e ngarkuara me aktivitete, ushtrimet e rregullta çdo mbrëmje, pritjet e gjata para palestrës, angazhimet e pafundme rreth juve, janë motivi im për jetën, janë rutina ime dhe vet jeta ime. Por po ja vlen. Sot biri im, Jon Dardhishta u shpërblye me vendin e parë medaljen e artë në garën ndërkombëtare “Tetova Open”.

Javën e kaluar Janina doli e para në garat në Shkup, këtë javë radha ishte e Jonit. Mami,ju don shume shpirtrat e mi, jam shumë krenare me ju. Publikisht, një faleminderim të veçantë për trenerin Elvir Kurtanoviç, i cili është meritor për çdo sukses të Jonit e Ninës në sportin e karatesë”, shkruan Shkodrane Dardhishta e cila njihet edhe si person shumë human, sidomos në vendin e punës si drejtoreshë në spitalin shtetëror të Maqedonisë.

Marketing