Është konfirmuar edhe një rast i ri në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në 22.
Lajmin e ka konfirmuar, infektologu Valbon Krasniqi.
“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me koronavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht po bën thirrje për parandalimin e përhapjes së Covid-19.