Shkup, gjoba për 18 shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular

Trembëdhjetë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit, ndërsa në to shtatë persona janë lënduar më lehtë. Siç kumtoi MPB-ja në tetë nga aksidentet rrugore është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë të cilët kanë vozitur me automjete teknikisht të parregulluara, ndërsa karrotreci ka marrë 68 automjete.

Janë dënuar edhe tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, 18 për shfrytëzimin e telefonit celular, ndërsa 15 për mos mbajtjen e rripit të sigurimit.

Marketing