Shkup, gjoba për 217 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollin e përforcuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka janë gjobitur 217 shoferë.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 217 masa, nga të cilat 76 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 33 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 29 për parkim të paligjshëm…

MPB njofton se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara.